Berisha: Loja me territore për llogari të Beogradit ka paralizuar njohjet

Saturday, 17 November 2018 16:20

Ish-kryeministri Sali Berisha pas takimit me shkrimtarin e njohur nga Kosova Milazim Krasniqi ka shkruar në Facebook se loja me territoret e Kosovës ka paralizuar njohjet ndërkombëtare të shtetit.

Sipas Berishës një grusht argatësh të Beogradit në Prishtinë në një akt pabesie dhe thikë pas shpine për Kosovën po tundin flamurin e Serbisë së Madhe.

Postimi i plotë:

Takim me shkrimtarin e njohur Prof. Dr. Milazim Krasniqi, drejtues i departamentit te gazetarise ne Universitetin e Prishtines!

Te dashur miq, dje prita ne nje takim shkrimtarin e njohur Prof. Dr. Milazim Krasniqi, drejtues i departamentit te gazetarise ne universitetin e Prishtines dhe bashkepuntoret e tij, pedeagoge dhe gazetare Gëzim Qerim, Faton Ismajli, Muahmet Jahiri, Alban Zeneli, me te cilet pata nje diskutim te zgjeruar lidhur me zhvillimet ne Shqiperi dhe Kosove.

Ne kete takim ne ndame pikpamje te njejta per momentet kritike qe po kalon sot Kosova dhe kombi.
Nje grusht argatesh te Beogradit ne Prishtine, ne nje akt pabesie dhe thike pas shpine per Kosoven dhe kombin shqiptar, kane marre falmurin e Serbise se madhe dhe e tundin ate ne Prishtine dhe neper bote. Loja me territoret e Kosoves per llogari te Beogradit ka paralizuar faktikisht ne disa aspekte jetike ate, ne veçanti njohjet e saj.

Eshte tejet pozitiv fakti qe kete projekt ogurzi ne boten shqiptare nuk e mbeshtet njeri perveç Edvin Kristaq Rames. Ate e kane kundershtuar te gjitha forcat politike te Kosoves por mungesa e marrjes se pergjegjesive per zgjedhjen e nje ekipi perfaqesues ne negociata te te gjithe spektrit politik, pa argatet e Beogradit, ka bere te mundur qe keta albanofobe, keta Miladinere shqipfoles apo Rrahman Morinë te sotem te luajne me fatet e saj. Takimi ishte i hapur! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...