Avokati i Popullit publikon skandalin e qeverisë, projekti për "Unazën e re" nuk ka leje ndërtimi

Saturday, 17 November 2018 19:01

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka komentuar protestën e banorëve të Astirit në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga projekti për ‘Unazën e Re’.

Avokatja e Popullit tha se qeveria dhe institucionet duhet të bëjnë publike detajet e projektit dhe të sqarojnë banorët, ndërsa sipas saj nuk ka ende një leje ndërtimi për projektin.

“Nuk ka ende një leje ndërtimi për projektin. Institucionet të na thonë sa persona do preken nga ky projekt. Çfarë kostosh ka? Pra ka disa pikëpyetje për këtë projekt dhe do ishte e udhës që të kishte një sqarim nga autoritetet dhe të mos e çojmë çështjen tek ceshtja ka pasur banesa me leje apo pa leje. Është detyrë thelbësore për të mësuar nëse është zbatuar ligji apo jo. Ka qenë detyrë e qeverisë dhe organeve të tjera të cilët duhet të kishin evidentuar se çfarë prone private do merrej në këtë projekt.

Banorët kanë nevojë për përgjigje. Duhet të kishte një sqarim nga autoritetet. Ka shumë dispozita ligjore që janë shkelur në këtë projekt. Nuk ka asnjë veprim se cila do jetë rruga ligjore për dëmshpërblimet. Është një situatë e ngjashme me rastin e Shkozës. Përpara se të bëhet puna duhet të paguhet për pronën privat. Këta persona që shkelin ligjin asnjëherë nuk dënohen”- tha Avokatja e Popullit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...