Veliaj me urrejtje prej nazisti ndaj qytetarëve

Saturday, 17 November 2018 20:48

Tirana dhe për pak kohe do të jetë pre e një kryebashkiaku i cili për hir të financave qofshin këto para të pista që duhen pastruar, qofshin para te fituata nga fiqtë , apo nga pensioni i mamit, është gati të shesë të blejë këdo dhe çdo gjë. 

Ka një ngjashmëri perfekte me të ashtuquajturin shef të tij, përsa i përket sjelljes se një nazist komunisti te përkryer ne urrejtjen dhe përçmimin për popullin e vendin e tyre.
Për hir te se vërtetës Rama është me sinqertë në ketë pike dhe para tij Veliaj ngjan si një karikature e shëmtuar te tij.
Urrejtja që të dy kanë për shqiptarët shfaqet hapur në çdo dalje publike. Etiketimet “fshatarë”, “malokë”, “shpellarë”, “grup zoologjik, “barbarë” e të tjerë janë përdorur ndaj shqiptarëve sa herë ata kanë tentuar të ngrihen kundër arrogancës qeverisëse.
Sot Veliaj i krahasoi banorët e “Unazës” nazistë dhe vandalë që djegin kryeqytetin, duke harruar që nazisti dhe fashisti i fshihet brenda vetes.
Ishin nazistët ata që dogjën, shkatërruan shtëpitë e fshatarëve që kundërshtuan pushtimin e okupatorit.
Ishin fashistët, nazistët dhe komunistët më vonë ata që u morën kryengritësve plaçkat, pasurinë, bagëtinë, tokën dhe shtëpinë atyre që tentuan të kërkonin lirinë.
Sot është e njëjta situatë, në njërën anë 360 familje që kërkojnë një strehë për të futur kokën dhe Veliaj i cili nga dita e parë e protestës s’ka lënë ditë pa i ofenduar.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 11:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...