Petrit Vasili: Borxhi publik si piramidë dhe krim shtetëror

Diel, 18 November 2018 11:19

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se  Shqipëria është mbërthyer qartazi në darën e një qeverisje, që krijon cdo  çast ekonomi të asfiksuar dhe pa asnjë vizion,grabitje të financave publike dhe thellimin e një borxhi publik dërrmues për një vend me amortizatorë ekonomike dhe sociale kaq të dobët si Shqipëria.

Postimi i plotë:

Borxhi publik si piramidë dhe krim shtetëror.

Shqipëria është mbërthyer qartazi në darën e një qeverisje, që krijon cdo cast ekonomi të asfiksuar dhe pa asnjë vizion,grabitje të financave publike dhe thellimin e një borxhi publik dërrmues për një vend me amortizatorë ekonomike dhe sociale kaq të dobët si Shqipëria.

Ky falimentim i politikave ekonomike është edhe shkaku themelor i braktisjes tragjike të vendit nga shqiptarët dhe rikthimi në këto dimensione i këtij fenomeni braktisjeje të vendit,të ngjashëm me atë të fund viteve 90′,që është vërtet i frikshëm për të sotmen dhe të ardhmen.

Istitucionet më autoritare të globit si FMN shto këtu edhe Bankën Botërore apo deri edhe Ambasadën e SHBA në Tiranë kanë lëshuar alarme të thekshme dhe të njëpasnjëshme për koncesionet dhe borxhin e fshehur që vjen prej tyre dhe për efektin shkatërrimtar që do të kete një borxh i tillë.

Ky borxh i fshehur eshte një krim i vërtetë shtetëror ndaj të cilit mbyllja e syve nga prokuroria është edhe me kriminale.

Analistët mediatike shqiptare gojëmbërthyer dhe penëthyer nga kockat e koncesioneve,lejeve të ndërtimit e gjithefarë menuje,që rilindja u blaton në pjatë, nuk analizojnë “dot” këtë krim dhe tragjedi që gatuhet para syve të të gjithëve.

Borxhi publik, si piramidë financiare, natyrshëm fatin dhe rënien e ka të paracaktuar,por do të bjerë mbi ne të gjithë ndërkohë,që qeveria që e ngriti këtë piramidë do të jetë në mërgim dhe analisteve do tu mbetet pena e thyer në dorë dhe shija e largët e një kocke të lëpire e ripërtypur dikur.

Faktet objektive janë aty.Ja cfarë thotë FMN:

“Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik”.

FMN vlerësonte se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). ”

Nëse këtë ia shtojmë borxhit aktual prej rreth 72% të PBB-së, atëhere niveli real i tij mund të ngjitej në gati 80% të PBB-së

Po pikërisht kjo qeveri e Rilindjes,që fsheh sot borxhin kur merrte pushtetin në 2013, deklaronte me zë të lartë borxhet e fshehura të qeverisë së mëparshme dhe ja çfarë deklaronte kur merrte 375 milion euro kredi nga FMN:

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur shpenzimeve të larta, në kushtet e mungesës së lartë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë,u akumuluan qindra fatura të papaguara. Rreth 6% e GDP ishte borxh i fshehur dhe bashkë me të, borxhi publik në total shkoi në rreth 70%. Pjesa më e madhe e pagesave të prapambetura ishin investime publike, por dhe shpenzime në arsim, shëndetësi, vonesa të gjata në kompensime të TVSH dhe në pagesat e taksës mbi fitimet.”

Morali është i qartë:katastrofën e kemi tek dera dhe hajdutët qeveritarë të papërgjegjshëm të gatshëm që ta cojnë deri në fund i kemi përpara syve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...