Basha: Të bashkohemi kundër të keqes! Qeveria nuk ka pranga për të gjithë popullin

Diel, 18 November 2018 17:03

Në një bashkëbisedim me të rinjtë në Berat, lideri i opozitës u bëri thirrje të rinjve të bashkohen me opozitën, të ngrenë zërin kundër të keqes që po drejton vendin.

“Një shoqëri e lirë reagon, kur i bëhet një padrejtësi. Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek Astiri, qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen. Edhe para 50 vjetësh, diktatura ishte pakicë dhe përdorte frikën  kundër populllit. Që ata ishin pakicë, e kuptuam, kur u bëmë së bashku. Diktatura më e egër në Europë u dorëzua përballë bashkimit të qytetarëve. Nuk ka nevojë për veprime heroike. Rëndësi ka të çohemi e të bashkohemi. Sikur vetëm rinia e Beratit të çohet, të jeni të sigurt se e keqja merr goditje vdekjeprurëse. Nuk ka mjaftueshëm pranga për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm policë për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm qeli për të gjithë popullin”- u shpreh lideri i opozitës në takimin me të rinjtë në Berat.

Lulzim Basha garantoi të rinjtë se, në kontrast të thellë me ata që qeverisin sot, atij dhe PD nuk i mungon as plani, as vizioni, as vullneti për ta kthyer çështjen e rinisë si prioritetin absolut të qeverisë  së ardhshme të PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...