Premtimi i madh i Lulzim Bashës për shqiptarët kur të vijë në pushtet

Diel, 18 November 2018 20:23

Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Berat, ku nga aty e bëri të qartë se ka ardhur koha që populli shqiptar të çohet kundër Edi Ramës.

Kreu i Partisë Demokratike, kishte edhe një mesazh për qytetarët për sa i përket ekonomisë, pasi premtoi se sapo ai të vinte në pushtet, PD do të nisë luftën kundër varfërisë dhe krimit të organizuar.

Ja postimi i Bashës:

Fund trajtimit preferencial për politikanët!

Dita kur politikanët të mos jenë më mbi ligjin, do të jetë dita e parë e bardhë për qytetarët në Shqipëri.

Ne nuk mund të pranojmë që fëmijët të mbeten pa ngrohje në shkolla apo që mijëra familjeve tu ndërpritet ndihma ekonomike vetëm sepse qeveria i shpërndan paratë te 10 oligarkë apo kriminelë.

Ndaj jemi të vendosur që me taksa të ulëta dhe me kthimin e investimeve të huaja, të garantojmë punësim, infrastrukturë dhe shërbime sociale, në mënyrë që asnjë shqiptar të mos nëpërkëmbet.

Nuk do lejojmë që oligarkët të falimentojnë Shqipërinë!

Por bashkë me qytetarët do garantojmë që çdo qindarkë e grabitur të kthehet në xhepat e tyre! 

Modifikuar më Diel, 18 November 2018 20:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...