VIDEO/ Nis prerja e pemëve në Astir, banorët të vendosur: Shtëpitë i mbrojmë me gjak

Hënë, 19 November 2018 11:43

Pas më shumë se dy javëve protesta, banorët e Astirit shprehen të vendosur deri në fund se do të mbrojnë me gjak banesat e tyre.

Ndërsa ata ishin duke depozituar sot një padi në prokurori kundër Erion Veliajt, INUK dhe ARRSH-së, në rrugën që kalon pranë banesave të tyre ka nisur prerja e pemëve, dhe duket se radha do t’iu vijë godinave.

Në videon e siguruar nga Faxweb.al shihet qartë se ka nisur intesivisht puna për prerjen e pemëve, ndërsa në zonë ndodhen dhe punonjës të policisë.

Ministri Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, kanë thënë se banorët që nuk kanë lejen e legalizimit të banesave të tyre, do tiu sigurohet tre vjet qera falas, ndërsa personat që kanë leje do të kompesohen sipas ligjit.

Ndërkohë që së fundi mësohet se ARRSH ka kërkuar një grup përfaqësues nga unaza e re për takim.

 

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...