PD mbledh Kuvendin Kombëtar më 15 dhjetor, ndizen motorët e fitores

Hënë, 19 November 2018 18:22

Partia Demokratike më 15 dhjetor mbledh Kuvendin Kombëtar i cili u hap rrugë zgjedhjeve në të gjithë strukturën bazë dhe përcakton ekipin me të cilin Lulzim Basha synon fitoren e zgjedhjeve lokale dhe rikthimin e së djathtës në pushtet.

Procesi i ristrukturimit nisi në shtator ndërkohë që në të gjitha degët janë zhvilluar zgjedhjet për seksionet dhe grup seksionesh.

Të shtunën dhe të dielën do të mbahen zgjedhjet në degë ku do të përzgjidhen dhe kryetarët e rinj.

Pjesa më e madhe e të deleguarve për procesin e ristrukturimit kanë sjellë në selinë qëndrore të PD-së emrat e kandidatëve.

Në shtator Kuvendit Kombëtar i ka përfunduar mandati ndërsa nënrkyetarët dhe sekretariati ka mandat deri në fund të nëntorit.

Kuvendi kombëtar do të jetë vetëm zgjedhor pasi muaj më parë u bënë ndryshime statutore dhe nga ky forum do të dalë Këshilli i ri kombëtar i cili do të zgjedhë kryesinë e PD-së, nr 2 të partisë, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatin.

Ethet e garës tashmë po ndihen në selinë e PD-së ndërsa mbetet për tu parë kush do të jetë ekipi i ri i Lulzim Bashës për betejën e zgjedhjeve lokale të qershorit dhe betejat e tjera elektorale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...