Deputeti i PD-së: Më mirë një person me autizëm ne Kuvend sesa Hyseni

Tuesday, 20 November 2018 12:48

Deputeti i Opozitës Agron Shehaj ka patur një reagim të ashpër ndaj deklaratave të deputetit socialist Hyesen ne lidhje me fëmijët në nevojë.

“U ndjeva i neveritur. Jam i sigurtë që Hyseni nuk e di çfarë është autizmi, nuk e ka takuar kurrë një fëmijë në spektrin e autizmit apo me sindromën Doën dhe s’ka njohur kurrë dy prindër që luftojnë në mënyrë të vazhdueshme, për të ndryshuar mendësi si kjo e tij”, shkruan Shehaj në një postim në rrjetin social.
 

Ja shenimi i tij i plotë në facebook:

E dini cili është çmimi më i bukur që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime në biznes e politikë? Vlerësimi nga komuniteti i personave me sindromën Doën, dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Doën për kontributin tim për fëmijët me sindromën Doën të Fondacionit @Doën Syndrome Albania.
Si kontribues i hershëm i këtij fondacioni, si deputet, si qytetar, por edhe si baba, ndiej detyrën të reagoj ndaj gjuhës fyese e denigruese të deputetit Alket Hyseni.
Hyseni përdor gjendjen e të prekurve nga autizmi si formë fyese.
U ndjeva i neveritur. Jam i sigurtë që Hyseni nuk e di çfarë është autizmi, nuk e ka takuar kurrë një fëmijë në spektrin e autizmit apo me sindromën Doën dhe s’ka njohur kurrë dy prindër që luftojnë në mënyrë të vazhdueshme, për të ndryshuar mendësi si kjo e tij.
Pikërisht për këtë, ai duhet sot, së paku, të kërkojë ndjesë. Dhe, nëse i ka mbetur ndopak ndërgjegje, të japë urgjent dorëheqjen.
Nëse vendin e Hysenit do e zinte një person me aftësi të kufizuara, politika do dilte e fituar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...