Vokshi: Gjuha e raciste e Hysenit, e papranueshme edhe heshtja

Tuesday, 20 November 2018 14:49

Edhe deputetja Albana Vokshi ka reaguar ndaj qëndrimeve të deputetit socialist Alket Hyseni. Nëpërmjet një postimi saj në facebook Vokshi shkruan se “gjuha e tij raciste duhet të dënohet hapur dhe prerë nga të gjithë ata që çmojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut. Organizmat ndërkombëtare duhet të reagojnë”.

“Deputeti i Ramës Alket Hyseni, në një status në rrjetet sociale, ka përdorur një gjuhë raciste, diskriminuese dhe të papranueshme ndaj personave me aftësi ndryshe duke i përdorur ata si standart përcmimi, sharje e urrejtje.

Ndryshimi i mëvonshëm i pandjerë i statusit të deputetit Hyseni, dhe zëvendësimi i fjalës "autik" është krejt i pamjaftueshëm.

Heshtja e Ramës dhe e grave deputete te PS ndaj gjuhës së pushtetit që nxit urrejtje e dhunë, është e papranueshme.

Gjuha e tij raciste duhet të dënohet hapur dhe prerë nga të gjithë ata që cmojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut. Organizmat ndërkombëtare duhet të reagojnë.

Kryetari i Kuvendit të zbatojë menjëherë nenin 6, të Kodit të Etikës, që ndalon deputetin të përdorë një gjuhë të shprehuri, që nxit urrejtjen dhe diskriminimin ndaj personave me aftësi ndryshe.

Kërkoj nga institucionet kundër diskriminimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të reagojnë sipas dispozitave ligjore”, shkruan Gjosha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...