"Buxheti i interesave të qeverisë"

Tuesday, 20 November 2018 17:05

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, aktualisht deputetet e LSI-së, ka ngritur disa pyetje rreth buxhetit të vitit 2019-të.

Me anë të një postimi në Facebook, Gjosha shkruan se buxheti i vitit të ardhshme ngre disa pikëpyetje të mëdha rreth pasqyrimit të bërë nga qeveria, po se sa do të jenë zërat që do t’i shkojnë në ndihmë familjeve shqiptare, apo nëse është deklaruar borxhi publik.

Sipas saj ky buxhet është ndërtuar në bazë interesash të kësaj qeveria.

Postimi i Gjoshës:

Diskutimi i buxhetit patjetër që është momenti më i rëndësishëm si për politikën ashtu edhe për qytetarët, për të dhënë shpresën se viti që vjen do të sjellë një mundësi më të mirë jetese për të gjithë ne.

Mjafton t’i hedhim vetëm një sy buxhetit të 2019 për të kuptuar se sado rritje ekonomike të premtohet, sado populizëm dhe propagandë të ketë brenda, sado shifra marramendëse për investime dhe oferta të pakërkuara, edhe viti që vjen është një buxhet bazuar mbi taksa konsumi të cilat vit pas viti rriten edhe më shumë. 62% të të ardhurave nga tatimet e doganat i paguajnë individët përmes taksave të konsumit. Vetëm kjo shifër tregon qartë se vizioni që ne kemi për ekonominë është i cunguar dhe i pashpresë.

Pyetja që vjen natyrshëm është cili është titulli i Buxhetit të vitit 2019? Është një buxhet social? Është një buxhet që kërkon të mbështesë dhe t’i japë shtysë disa sektorëve të caktuar të ekonomisë? Në asnjë moment nuk kemi përgjigje sepse buxheti i kësaj qeveria punohet mbi bazë interesash dhe emergjencash të paplanifikuara.

Thuhet se borxhi publik vitin që vjen do të zbresë në vlerën 64.9%. Pyetja këtu është a janë llogaritur borxhet e akumuluara të PPP? A janë PPP një mënyrë e sofistikuar për fshehjen e borxhit? Dhe a mbetet kjo barrë mbi shpatullat e shqiptarëve për t’u paguar ndër vite? Mos harrojmë me investimin 1 Miliard Euro borxhi do të shkoj mbi 80% dhe ky është rreziku më i madh që qeveria po ia lë dhuratë brezave që do të vijnë!

Ndaj para se të kërkoni duartrokitje për buxhetin, është mirë bëj transparencë, realizëm dhe të jap llogari se ku po shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë!

auto_46495229_924817261043064_7482270390446718976_n1542729700.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...