Ja kur mbahen zgjedhjet për krerët e degëve të PD

Tuesday, 20 November 2018 21:13

Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor. “BalkanWeb” ka siguruar urdhrin e Bashës për organizimin e zgjedhjeve.

“Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim organizimin dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partise Demokratike si dhe konstituimin e Kryesive të Degëve,
URDHËROJ: Organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018”, thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar Lulzim Basha kërkoi që krerët e partisë demokratike në rrethe të zgjidhen brenda dy javësh në mënyrë që t’i hapet rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe ngritjes së shtabeve elektorale për zgjedhjet lokale.

Por urdhri i Bashës nuk ka kaluar pa diskutime brenda partisë. Në një mbledhje të kryesisë të zhvilluar në fundjavë kur është hapur kjo çështje Arben Ristani, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur kundër zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme përpara zgjedhjeve lokale pasi mund të sjellë pakënaqësi në anëtarësi, pakënaqësi të cilat mund të dëmtojnë partinë elektoralisht. Megjithë kundërshtimet, Basha është i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet brenda partisë pasi më 15 dhjetor ka vendosur që të mbledhë Kuvendin Kombëtar.

Me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar i hapet rruga dhe zgjedhjes së Këshillit Kombëtar. Më pas, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë e re të partisë, sekretarin e përgjithshëm organizativ dhe dy nënkryetarët e rinj.

urdhri-i-Bashes.pngurdhri-i-Bashes-2.png

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...