Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani: Jetojmë në një sistem piramidal të madh

E mërkurë, 21 November 2018 16:21

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar duke komentuar ne rrjetin e tij social facebook situatën e ekonomisë në vend pas vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë për koncesione dhe PPP. Sipas Manjanit këto koncesione e PPP, që ekspertët thonë se realizojnë punime në infrastrukturë e shërbime me 53% më shtrenjtë sesa po të bëheshin me kredi bankare, nuk mbështetet nga ekonomia!.

Ja postimi i plotë i Manjanit në faqen e tij në facebook:
Jetojmë në një sistem piramidal të madh
Gjithë këto koncesione e PPP, që ekspertët thonë se realizojnë punime në infrastrukturë e shërbime me 53% më shtrenjtë sesa po të bëheshin me kredi bankare, nuk mbështetet nga ekonomia!
Pra praktikisht kemi shtrirë këmbët përtej jorganit. Ndërkohë, në vend ti mbledhim këmbët, vijojmë të shkurtojmë jorganin.
Ç’është më e keqja, fatura e këtyre shërbimeve super të shtrenjta do të paguhet nga më hallexhinjtë!
Çdo e ardhur personale tatohet më shumë se fitimi apo të ardhura (divident) nga fitimi!
Taksa progresive dhe pallavrat e Edi Ramës se kush fiton më shumë taksohet me shumë kanë rënë me kohë, por paketa fiskale e vitit që vjen e legjitimon krejt pastër këtë paudhësi të “të majtit” Ramë. ( ska qenë ndonjëherë i majtë ai, po nejse).
Të pamundurit pensionistë dhe të rinj në shkolla, do ti paguajnë më shtrenjtë me shërbimet që nuk marrin përshkak se buxheti që del nga kjo ekonomi, nuk financon dot edhe pagesën e kontratave të infrastrukturës edhe nevojat në rritje për arsim e shëndetësi.
Kulmi është që si paguesit e taksave ashtu edhe përfituesit e shërbimeve (që mungojnë) detyrohen të paguajnë për rrugë që ndoshta nuk i përdorin kurrë ose shumë më rrallë sesa ç’paguajnë.
Kulmi i kulmit është për përdoruesit e rrugëve me koncesion: pasi ke paguar taksa, ke blerë naftën më të shtrenjtë dhe nuk ke marrë shërbimet e duhura, prap paguan tarifën e përdorimit të rrugës!!!
Padrejtësi sa më ska!
Megjithatë e lemë mënjanë ligjet, sepse ato janë të shkelura fund e krye, por të merremi me logjikën piramidale ku na ka futur pushteti i Rilindjes.
Thelbi është që kemi hyrë borxh, pa na pyetur njeri, për punë e shërbime që nuk arrijmë ti paguajmë sepse kaq punojmë dhe prodhojmë.
A nuk ishin kështu edhe piramidat financiare?! Pra qarkullon para nga nje xhep tek tjetri pa punë dhe interesat rriteshin në kurriz të pagatorëve, pa e ditur?!
Logjika është njësoj! Reagimi është i ndryshëm, sepse në rastin e piramidave të shkuara njerëzit perceptuan ikjen e parave që kishin dorëzuar vetë...
Piramida e sotme është pak më e sofistikuar dhe pasojë e ka pak më të kamufluar. Pra nëse shkolla dhe spitali kanë probleme, për fat të keq nuk na bën përshtypje sepse kështu ka qenë gjithmonë.
Nga ana tjetër shërbimet që nuk i bën shteti i “mbyll” i forti me para, ndaj të cilit njerëzit i kanë borxh votën. Kjo e fundit riciklon këtë politikë që sundon dhe ja ku jemi!
Piramidë që mbahet ende në këmbë nga paratë e pista të të fortëve, të cilët do ti marrin këto para mbrapsht nga buxheti i shtetit. Të pastra fare!
Prandaj e kanë të domosdoshme të shtojnë aktivitete kriminale që prodhojnë para të pista...
Dhe kështu jeta vijon...
Sundimi i ligjit, demokracia dhe puna e ndershme janë fenomene në zhdukje...
Kryepasoja: kush ka mend IKËN nga vendi!
As pushtuesi sna e ka bërë këtë gjëmë!

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 16:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...