Vasili: Kontrata e Veliajt me Tiranën ka përfunduar

Tuesday, 04 December 2018 19:12

Ka krijuar jo pak zhurmë në opinionin publik deklarata e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk mund të mohohet që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka punuar për Tiranën.

Por për kreun e grupit parlamentar Petrit Vasili, kjo deklaratë e Kryemadhit është keqinterpretuar. I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, Vasili sqaroi se ajo çfarë ka dashur të thotë kryetarja e LSI është se Kryebashkiaku Veliaj ka punuar shumë më pak nga sa do të kishte bërë.

Sipas Vasilit, Veliaj është autori i një sërë veprash që kanë mbytur kryeqytetin dhe qytetarët siç janë sheshi “Skënderbej”, çështja e Teatrit apo edhe së fundmi ajo që po ndodh me banorët e Astirit. Ndërkohë që nënvizoi se për zgjedhjet lokale ende nuk janë diskutuar emra kandidatësh me PD.

“Për mua kontrata e këtij Kryebashkiaku me qytetarët e Tiranës ka përfunduar. Sa i përket çështjes së punëve të bëra, sheshi “Skënderbej” është damka e zezë e këtij Kryebashkiaku” tha mes të tjerave Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...