Basha përshëndet protestën e studentëve: Iu prishi rehatinë hajdutëve!

E Enjte, 06 December 2018 17:12

Kreu i Partisë Demokratike ka përshëndetur protestën e studentëve të zhvilluar sot përpara ministrisë së Arsimit. Teksa i është bashkuar protestuesve të Unazës së re në ditën e  33 të saj, Basha përcolli mesazhin e  bashkimit dhe qëndresës, për të zmbrapsur hajdutët në qeveri.

“Lekët që duhet të shkojnë për të arsimuar rininë, shkojnë në projektet që vidhen nga Edi Rama dhe nxirren jashtë në ofshore. Po pse kështu do të vazhdojë Edi Rama. Nuk ka mundësi që për kërkimet shkencore caktohen 200 mijë euro dhe për këtë projekt abuziv cakton 48 milionë euro. Protesta e studentëve iu prishi rehatinë hajdutëve” tha Basha.

Studentët treguan sot “fuqinë” e tyre duke mbushur rrugën e Durrësit në Tiranë për të protestuar përpara godinës së ministrisë së Arsimit kundër tarifës për provimet e mbartura.

Kjo protestë madhështore, bëri që qeveria të tërhiqej, dhe kryeministri Edi Rama, të firmoste shfuqizimin e pikës 4 të VKM për tarifat.

Modifikuar më E Enjte, 06 December 2018 17:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...