“8 Dhjetori”, Berisha: Studentët ishin hero, u përballën me tiraninë

Saturday, 08 December 2018 10:17

Përfaqësues të Partisë Demokratike, janë në Qytet Studenti për të kujtuar dhe nderuar 8 Dhjetorin 90', ditën kur rinia i dha grushtin diktaturës komuniste dhe i hapi rrugën Lirisë dhe Demokracisë.

I pranishëm në këtë aktivitet, është ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i Pd-së, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalë para të pranishmëve, duke i cilësuar si hero, atë studentë që dolën përballë.

Berisha tha se studentët ishin hero pasi ata dolën kundër diktaturës më të egër të europës.

"Ditë si kjo janë ditë kujtimesh mbresash në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngatave emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e dhjetorit 90 janë ditët e gjenezës në këto tre dekada të kombit shqiptar. Për mua janë ditët ku unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime sepse, ato ditë unë do të kisha përballë, një grup studentësh 500 por edhe 1000 që në rrugën afër rrugës Elbasanit ishin pozicionuar përball autoblindave tankeve, të gjitha llojeve të armëve. Ishin të vetmuar, 15-16 qytetarë ishin afër tyre, por ishin të pamposhtur ishin heronj. Asnjë nuk thotë se unë isha hero, por vërtetë ato ishin heronj të vërtetë të Kombit shqiptar. Ishin heronj të pamposhtur”, deklaroi Berisha.

Modifikuar më Saturday, 08 December 2018 10:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...