Premtim i Bashës: Rama do dalë para drejtësisë kur të vijë PD në pushtet

Hënë, 17 December 2018 21:41

Lulzim Basha tha se vendit i duhet një drejtësi e pakapur, para të cilës duhet të dalë Edi Rama. " Ka një presion të jashtëzakonshëm për të rrëzuar pushtetin e Ramës me dhunë. Një parti politike për mua s'duhet të bëhet pjesë e të keqes. Këtu ka 5 vite që nuk ka asnjë investim. Ky është një proces që nuk ndodh brenda natës. E para, organizimi i zgjedhjeve të brendshme në PD. Do të jetë zhgënjyese për shqiptarët nëse nuk rrëzohet sistemi që Rama ka ngritur. Por unë ua kam bërë të qartë, se pikëpamja ime është që një parti politike ka që të mos bëhet pjesë e së keqes, ta denoncojë atë, të mbrojë jetën e qytetarëve të shpalosë alternativën e saj, si dhe të sjellë modernizim. Pikëpamja ime nuk është që ne të marrim pushtetin por që të sjellim ndryshimin. Nëse Rama është i obsesuar me karrigen dhe ishte i gatshëm të vinte në pushtet me kufoma, ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Hapi i parë është largimi i Edi Ramës dhe çuarja e tij para drejtësisë"-tha Basha.

Modifikuar më Hënë, 17 December 2018 21:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...