Drejtësia alla Soros, mbledhja e sotme e KLP-së

E mërkurë, 19 December 2018 11:34

Puçi kushtetues i Ramës dhe Rilindjes përsa i përket reformës në drejtësi vazhdon. Rama po mëton që nëpërmjet veprimeve të ushtarëve të tij të bindur drejtësia të bëhet vegël në duart e tij, më e kapur se kaq nuk ka qenë kurrë në këto vite demokraci.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, pjesë e këtij plani ogurzi të Ramës, ishte edhe mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhja në krye të këtij institucioni e Gent Ibrahimit.

Ibrahimi është tashmë i njohur nga të gjithë si një prej njerëzve që përfaqëson interesat e Sorosit në Shqipëri, dhe zgjedhja e tij ka qenë e përcaktuar prej shumë kohësh.

Edi Rama dhe mazhoranca e kishte një prej qëllimeve kryesore që Gent Ibrahimi të zgjidhej kryytar i KLP-së, një njeri që sigurisht do të jetë në shërbim të tyre. Ibrahimi ka dhe një ‘avantazh’ tjetër shumë të madh, ai është jo vetëm ka shërbyer shërbeu si Ekspert i Nivelit të Lartë gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi, nën siglën e grupit të multimiliarderit Xhorxh Soros por ka lidhje të ngushta familjare me një eksponente të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-ministren e Mbrojtjes dhe sot deputeten Mimi Kodheli.

Ndaj edhe mbledhja e sotme e KLP-së është në vazhdën e implementimit të drejtësisë alla Soros. Një drejtësi e cila e zhbën konsensusin e të gjithë palëve politike në vend kur e votuan reformën me 140 vota. Një drejtësi që e çon vendin në rrugë pa krye, rrezik permanent për zhvillimin dhe paqen sociale në vend.

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 16:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...