Sjelljet rrugaçërore  të Ramës po çojnë në asgjësim të PS-së

Premte, 11 Janar 2019 17:10

Që prej ardhjes në krye të Partisë Socialiste Edi Rama ka ndjekur një strategji të qartë dhe një plan të mirëfilltë pengmarrjeje të kësaj force politike nga një grup njerëzish që përfaqësojnë një sekt kriminal të quajtur ‘Rilindje’.

Gjithçka që ai ka bërë, që nga ndryshimi i simboleve, largimi i figurave të shquara dhe zëvendësimi me kriminelë të mirëfilltë, ndryshimi i statutit, mënyra e qeverisjes, sjellja në politikën shqiptarë po çon në degradim të përditshëm deri në asgjësim total të Partisë Socialiste.

Si çdo forcë politike në vend, me kontributet e saja, edhe Partia Socialiste është një aset kombëtar, është një institucion që ka pasur rolin e saj në këto vite demokraci në vend. Me të mirat dhe gabimet e saja ka luajtur pjesën e saj në historinë e vendit.

Por që prej vitit 2005 kur Edi Rama e mori këtë forcë politike gjithçka ka shkuar në degradim në selinë e socialistëve.

Edi Rama nuk është zgjedhur si kryeministër i socialistëve por i Rilindjes pasi ai e ka aneksuar partinë më të madhe të së majtës shqiptare.

Jo vetëm me aksionet brenda partisë por edhe me lidhjet me kriminalitetin, korrupsionin galopant, shndërrimin e partisë në një grup kriminal dhe trafikuesish droge, sjelljet rrugaçërore me shtetin dhe me institucionet e tij e deri në sulmet e sotme ndaj Presidentit të Republikës e kanë denatyruar këtë forcë politike.

PS gjatë gjithë historisë së saj ka pasur shumë drejtues dhe kryeministra. Të gjithë i kanë lënë një trashëgimi asaj. Por Rama jo. E vetmja trashëgimi që ky njeri do t’i lërë socialistëve është 6 vite qeverisje me drogë dhe vjedhje dhe socialistët e thjeshtë janë të turpëruar nga këto 6 vite degjenerimi të forcës së tyre politike. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 18:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Aktualitet

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Bjarke Ingels Group (BIG) ka konfirmuar se mbetet “i ngazëllyer” për “përfshirjen e vazhdueshme” në zhvillimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, pa dhënë asnjë detaj në lidhje me...

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Kulturë

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Ibrahim Kodra, kur ishte 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë”. Për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së Institutit Teknik “Naim Frashëri” në Tiranë...

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Kulturë

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Se shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!