Apeli i aktivistit: Ngrihuni se fëmijët tuaj po rrihen dhe po poshtërohen

Premte, 11 Janar 2019 13:55

Endri Shabani një aktivist i njohur i lëvizjeve civile, ka reaguar pas ngjarjes së pa precendent që ndodhi sot në fakultetet e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, ku policia ndërhyri me dhunë për të ndërprerë protestën e studentëve.

Shabani i bën thirrje pedagogëve, dekanëve e rektorëve por mbi të gjitha prindërve, që  tu dalin zot studentëve që po dhunohen si të ishim në një shtet totalitar.

Reagimi i plotë i aktivistit Endri Shabani

Realisht si guxon ne mes te Evropes, ne 2019 te fusesh policet te rrahin studentet ne klasat e tyre?!

Ke vite qe i rreh protestuesit, djem, vajza, burra, e gra, ne rajone policie apo sheshe. Por sot guxove t’i rrahesh brenda universitetit, ne klasat e tyre.

A ka mbetur me me nje vend i shenjte ku ti nuk mund te guxosh te futesh me police?

Kjo mund te ndodh Korene e Veriut, ne Bangladeshin e viteve 70, ne regjimin e Gadafit apo te Enver Hoxhes. Por nuk mund te lejojme te ndodhe ne mes te Evropes.

Une refuzoj te pranoj si normale qe policia te rrahe studentet neper klasat e tyre, vetem sepse protestojne kunder ligjit tend, te cilin vete ti po e shkel me te dyja kembet duke futur policine.

Dhe une pyes:

A kane rektore keto universitete?

A kane me dekane keto fakultete?

A kane me pedagoge keto auditore?

A ka me Avokat Populli ne kete vend?

A ka President ky shtet?

A ka me deputete qe perfaqesojne popullin?

Dhe e fundit: A ka me prinder ne kete shoqeri?

Ku jeni?! Cfare po beni nderkohe qe femijet rrihen, fyhen the poshterohen nga police qe paguhen me parate tuaja?!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Aktualitet

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Bjarke Ingels Group (BIG) ka konfirmuar se mbetet “i ngazëllyer” për “përfshirjen e vazhdueshme” në zhvillimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, pa dhënë asnjë detaj në lidhje me...

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Kulturë

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Ibrahim Kodra, kur ishte 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë”. Për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së Institutit Teknik “Naim Frashëri” në Tiranë...

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Kulturë

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Se shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!