Skizofrenia qeverisëse/Amalgama e rrezikshme e Ali Kimikut me Ali Komikun

Hënë, 14 Janar 2019 10:06

Nga Ilir Nikolla

Ali Kimiku dhe Ali Komiku janë dy figurat ekstremale që mund të karakterizojnë qeverimin shkatërrimtar të Sadam Huseinit. Kimiku ishte ai që i dha kuptim papërgjegjshmërisë së Sadamit, duke mos ja bërë fjalën dysh urdhrit për të përdorur armët kimike kundër protestuesve kurdë, kurse Komiku i dha fytyrë papërgjegjshmërisë për të shpallur fitoret e Sadamit, edhe atëherë kur pas tij shfaqeshin trupat amerikane në Zonën e ardhshme jeshile të Bagdadit.

Këto dy shëmbëlltyra shihet me frikë dhe shpresë në të njëjtën kohë, këtë fillimviti të 2019-s, se po karakterizojnë (natyrisht, në një shkallë karikatureske), edhe qeverinë e Edi Ramës. E bukura është se edhe Ali Komikun, edhe Ali Kimikun (në tentativë) Edi Rama i luan në vetë të parë, pasi në qeveri ka kukulla që maksimumi mund të luajnë ndonjë zv/Ali Komik apo një ndihmës/zv/Ali Kimik (në tentativë gjithmonë). Edi vetë shpall se do jetojë 1 mijë vjet në pushtet, se kryeministër si atë shqiptarët s’do ta gjejnë për 100 vjet, ndërkohë ai flet edhe për kthimin e rregullit nëpër universitete dhe nxjerr zv/kukullën Lleshi të kërcënojë për dhunë e valë arrestimesh.

Kjo skizofreni në pushtet, në fakt po karakterizon gjithë mandatin e dytë të Edi Ramës, por me masivizimin e kukullave në qeveri, rritet rreziku që në lojën e dy shinave mashtruese; atë të qeverimit dhe të propagandës, në njëfarë momenti të mbizotërojë instinkti mbrojtës i kafshës së plagosur.

Papërgjegjshmëria dhe verbëria politike që po karakterizon në javët e para në qeveri Sandër Lleshin nuk duhen nënvleftësuar. Në këto ditë ku në “humorin” e Ramës mbizotëron pesimizmi, batareja e protestës duhet të anojë nga neutralizimi i nd/zv/Ali Kimikut. Nuk duhet të lejojmë kosto tek studentët. E gjithë qëndresa le të përqendrohet për t’i prerë hovin një ish-ushtaraku të paplotësuar, që mund ta kërkojë lavdinë si vegël e verbër e kryeministrit në agoni. Gjeneral Lleshi mund të ketë lexuar shumë libra se si gjeneralë të ndryshëm e kane kthyer fatin e luftës me një ndërhyrje strategjike e vendimtare në fund të saj, por nëse ai po përkund paravoli të tilla, duhet t’ja themi troç se do përgjigjet në vetë të parë.

Le ta lëmë Ali Komikun të luajë fasadën e sukseseve - me sa duket këtë rol do ta bashkëndajë Rama me Braçen e Spiropalin. Hëpërhë dega skizofrenike e kafshës së plagosur që fatkeqësisht, de jure po na qeveris ende, paraqet një ngutje më të madhe. Amalgama e Ali Komikut me Ali Kimikun mund të jetë prova se juntës oligarkike të Ramës po i vjen fundi, por prioritet duhet të jetë ulja e kostove njerëzore, pasi konfliktit civil s’kemi c’i bëjmë, jemi të detyruar të përballemi me të.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...