Dhurimi i gjakut/ Presidenti Meta viziton Lezhën: Shembull i shkëlqyer i solidaritetit njerëzor

Tuesday, 15 Janar 2019 13:09

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Lezhën në kuadër të nismës së ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë lidhur me seancën e dhurimit të gjakut dhe falënderoi qytetarët e Lezhës, të cilët iu përgjigjën vullnetarisht dhe me një ndjenjë të lartë humanizmi dhe solidariteti thirrjes së Aleancës.

“Dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë së Lezhës, zotin Fran Frrokaj për këtë organizim të shkëlqyer, në përgjigje të kërkesës sonë për të organizuar këtë seancë dhurimi gjaku, pasi muajt janar dhe shkurt janë muaj të vështirë, kur rritet kërkesa për gjak.

Kështu që duhet rritur edhe kontributi për dhurimin e gjakut dhe unë besoj se përmes këtij angazhimi e kësaj pjesëmarrjeje, edhe mjaft qytetare, Lezha jep një shembull mjaft të shkëlqyer të solidaritetit njerëzor.

Jam i sigurt që në mënyrë mjaft bashkëpunuese ne do të bëjmë të mundur që asnjë qytetari të mos i mungojë gjak, jo vetëm në këtë periudhë kritike, por edhe në vazhdimësi.” – theksoi Presidenti Meta.

Kryebashkiaku Frrokaj, duke vënë në dukje se ky  është një aksionet më humanitare, falënderoi Presidenti Meta për këtë nismë dhe ftoi edhe institucionet e tjera që t’i bashkohen kësaj kauze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...