"Mesazhi i Berishës i kapi në befasi të gjitha institucionet"

Tuesday, 15 Janar 2019 13:49

Pas 2 vitesh në arrati, i shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në polici.

Lajmi fillimisht u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas u konfirmua edhe nga avokati i tij, Baftjar Rusi.

Ndërkohë, në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala deklaroi se lajmi është konfirmuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Ndonëse institucionet janë tepër të rezervuara lidhur me këtë informacion, mendohet se Balili, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

“Institucionet janë kapur në befasi me mesazhin e Berishës. Ata më kanë konfirmuar se Klement Balli është vetëdorëzuar, por nuk mund të flas për vendodhjen e tij. Por zyrtarë të Krimeve të Rënda më konfirmojnë se ai është vetëdorëzuar. Nuk mund ta themi me siguri se kur është dorëzuar Balili, por burimet thonë se kjo ka ndodhur ditën e sotme. Prokurorët po bëjnë gati dosjen dhe do e çojnë dosjen në Gjykatë për gjykim. Kanë dështuar 14 operacione për kapjen e tij në një vit. Kam kontaktuar me një prej avokatëve të tij, Theodhori Sollaku, i cili më ka thënë se nuk e ka shoqëruar Balilin. Kam pasur kontakte edhe me zyrtarë të policisë, por nuk kanë pranuar të japin komente. Oficerët do e marrin në pyetje sipas procedurës. Pritet që brenda pak minutash të jepen detaje nga Policia e Shtetit. Të gjitha burimet thonë se Balili është vetëdorëzuar dhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Mbetet për tu parë i gjithë qëndrimi dhe kushtet që ka vendosur Balili. Burimet e pakonfirmuara më thonë se ndodhet në policinë e Tiranës, por ende nuk mund të konfirmohet zyrtarisht”- tha Klodiana Lala.

klodiana lala compressor 1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...