Koalicioni Qytetar: Presidenti kapi kryeministrin duke grabitur pronat e shqiptarëve

E mërkurë, 16 Janar 2019 09:14

Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë ka përshendetur me një deklaratë vendimin e Presidentit të Republikës për të kthyer në Kuvend të Ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”.

“Ky ligj sipas koalicionit, cënon rëndë të drejtat kushtetuese dhe civile të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe kalonte "KADASTRËN" nga varësia e Ministrisë së Drejtësisë drejt Kryeministrisë, madje i jepte të drejtë kësaj "Agjencie Shtetërore të Kadastrës" (ASHK) që të "korigjonte" pra grabiste edhe pronat e qytetarëvë shqiptarë në favor të Oligarkisë në pushtet!!!”

Ja deklarata e plotë e tyre:

Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë

Tiranë 15.01.2019

Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë përshëndet kthimin nga Presidenti të Ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, një Ligj që cënon rëndë të drejtat kushtetuese dhe civile të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe kalonte "KADASTRËN" nga varësia e Ministrisë së Drejtësisë drejt Kryeministrisë, madje i jepte të drejtë kësaj "Agjencie Shtetërore të Kadastrës" (ASHK) që të "korigjonte" pra grabiste edhe pronat e qytetarëvë shqiptarë në favor të Oligarkisë në pushtet!!!

Është e rëndë, madje kriminale që Ligje me karakter kaq të theksuar antikushtetues që cënojnë rëndë të drejtat bazë të pronës kanë kaluar pa asnjë reagim nga Opozita dhe pa reagim edhe opinioni profesional i grupeve të interesit madje edhe ndërkombtarët që gjoja japin asistencë ligjore në Shqipëri!

Dhe kjo tregon kapjen totale të sistemit politik, juridik, ekonomik, mediatik, shoqërisë civile dhe vetë të ashtuquajturës "asistencë ndërkombëtare" nga Oligarkia Soros që kontrollon sot çdo qelizë të jetës institucionale të Shqipërisë.

Ky cënim kaq i rëndë i të drejtave kushtetuese të pronës duke i dhënë kompetencë Kryeministrit të "korigjojë" ose më saktë të tjetërsojë pronat e shqiptarëve pa vendime gjykatash por thjesht me urdhëra administrativë, në kundërshtim të plotë me standardet e vendosura nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese tregon se në çfarë grope pa kthim po fundoset Shqipëria nga një klasë politike e papërgjegjshme në shërbim të plotë të Oligarkisë Sorosiane në pushtet!

Reagimi profesional i ekspertëve të Presidencës dhe reagimi i Presidentit në fakt është një shuplakë e rëndë që ka diskredituar të gjithë të ashtuquajturën Opozitë e cila prej disa vjetësh ka ndihmuar si ortake Mafien Soros në pushtet duke mbuluar në heshtje gjithë dekadencën ligjore të rrënimit të standardeve të drejta të njeriut dhe shtetit ligjor në dhjetra ligje dhe bazën nënligjore të realizuara nga Reforma Soros në Drejtësi që i ka dhënë pushtet absolut Kryeministrit.

Kthimi nga Presidenti i Ligjit për Kadastrën duhet të angazhojë të gjithë faktorët politik dhe profesional dhe grupet e interesit për të marrë masa urgjente për t'u përballur në debat parlamentar dhe informuar ndërkombëtarët për rrënimin total të shtetit ligjor dhe cënimin e rëndë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pronës nl kuadër të realizimit të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Koalicioni Qytetar @Për Shqipërinë do të ndërmarrë hapat e duhur për të mbrojtur interesin publik dhe privat të qytetarëve shqiptarë nga ky atentat edverist i papreçedent ndaj pronës private dhe publike dhe i krahasueshëm vetëm me kohën e diktaturës komuniste enveriste!

Për këtë arsye që nesër Koalicioni Qytetetar Për Shqipërinë do ti drejtohet ekspertëve, grupeve të interesit, dhe kujtdo faktori që mund të luajë sado pak rol në frenimin dhe kundërshtimin e grabitjes së pronës private të shtetasve dhe instalimit të një diktature grabitësish!

Ky atentat i papreçedentë ndaj pronës tregoi më shumë se kurrë se sa nevojë ka Shqipëria për një Opozitë të vërtetë dhe të pakapur nga Qeveria!

Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë sot më shumë se kurrë konsideron se sa e rëndësishme është të çojë deri në fund misionin e vet për t'i dhënë Shqipërisë një Formacion të ri Politik Patriotik AntiEstablishment për të shpëtuar Shqipërinë dhe kjo Klasë Politike AntiShqiptare që zbaton Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

P.s. Gjejmë rast të komplimentojmë grupin e ekspertëve të angazhuar pranë Presidencës për adresimin e lartë profesional kaq të domosdoshëm për të penguar këtë atentat të rëndë grabitës të pronës së shqiptarëve nga oligarkia në pushtet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...