Ligji i kadastrës, Luan Rama: Po shpërdorohet procesi kushtetues

E mërkurë, 16 Janar 2019 12:18

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, përmes një analize të hollësishme shprehet se miratimi i “Ligjit për Kadastrën” vjedhurazi është një nga rastet e shumta që kjo maxhorancë vepron në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe të vendit.

Kthimin e këtij ligji nga presidenti i Republikës është përgëzuar nga Luan Rama, ndërsa u shpreh se ky është një shans që maxhoranca të përmirësohet.

“Kur shpërdorohet procesi kushtetues i ligjbërjes… Miratimi i “Ligjit për Kadastrën” vjedhurazi e për të vjedhur është vetëm njëri nga rastet e shumtë të shpërdorimit flagrant e në kundërshtim me interesat e qytetarëve e ato të vendit të procesit kushtetues ligjbërës nga ana e maxhorancës. Ndaj, me të drejtë, Presidenti i Republikës ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim, njësoj siç ka bërë me “Ligjin për teatrin”, me “Ligjin për noterinë”, ”Ligjin për tatimin mbi të ardhurat” e të tjerë, me përmbajtje të dukshme e flagrante në kundërshtim me Kushtetutën!

Kthimi për rishqyrtim në Kuvend është një shans i artë për maxhorancën të korrigjojë vetveten, të paktën në këtë rast e t’i mbrojë nderin edhe qeverisë, meqë në treçerekun e vet është e re, por është edhe mundësi për opozitën të mbrojë interesin qytetar dhe integritetin e nëpërkëmbur të Kuvendit.

Mungesa e opozitës në Kuvend i krijoi lehtësi maxhorancës të bëjë si ia donte qefi kryetarit të saj, por nga ana tjetër, nuk ndihmoi qytetarët të kuptonin përmes debatit në Kuvend se ç’ligësi gatuante maxhoranca me projektet e veta. Për rrjedhojë, qytetarët nuk u bënë dot pjesë e dabatit publik e politik për procesin ligjbërës të Kuvendit.

Nga ana tjetër, mungesa e opozitës në Kuvend, e la edhe Presidentin e Republikës të vetëm në luftën për të mbrojtur kushtetutshmërinë e procesit ligjbërës, e sot shohim se ç’batërdi kanë bërë me ligjet, duke shfrytëzuar sentencën “ujku mjegull do”.

Natyrisht,  opozita nuk do t’a kishte ndaluar dot marrëzinë e maxhorancës për të miratuar me “forcën” e kartonëve të saj “Ligjin për kadastrën” dhe as te tjerët, po të paktën qytetarët do të kishin mësuar më parë se çfarë gatuhej në tepsinë e kartonrilindjes, dhe këtë debat do t’a kishim bërë në atë kohë e jo sot. Dhe opozita, të paktën, do të ishte shfaqur publikisht në anën e qytetarëve dhe këtë fakt do ta kishte bërë temë të debatit publik dhe politik më shumë se një muaj më parë.

Presidenti i Republikës është barriera e fundit e mbrojtjes së Kushtetutës, por pa barrierën e opozitës, që në fakt duhet të jetë barriera e qytetarëve, atij i bie të ndalë të gjitha dallgët e vjedhjeve e babëzisë, ndaj perceptohet nga publiku sikur Presidenti është i vetëm në këtë luftë ekzistenciale për interesat e vendit!”, shkruan ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...