Hajdutët duhen shporrur

E mërkurë, 16 Janar 2019 16:42

Nga Bujar Vreto

Thonë qe pushtetarët flenë gjumë ? Nuk është e vërtetë ! ata po punojnë me ritme te shpejta për te vjedhin sa me shume nga taksat dhe resurset natyrore dhe për popullin s’ka problem se është mësuar i shtypur.....

Banoret e rrethit Librazhd pothuajse te izoluar jo vetëm nga varfëria qe tashme e dine te gjithë qe është ulur këmbëkryq ne me shume se 80% te familjeve por edhe nga mungesa e energjisë elektrike, rrugëve te bllokuara nga dëbora dhe te shkatërruara nga mos mirëmbajtja. Pasuria pyjore vazhdon e përvetësohet nga kontrabandistet e mbështetur nga njerëz te veshur me pushtet. Shkollat e fshatrave, pothuajse te mbyllura pasi kushtet janë shume te vështira për mësimdhënie dhe mesimnxenie. Blegtoria dhe bujqësia e pashprese për te mbajtur familjen apo te ardhura prim, punonjësit e shëndetësisë ne një kolaps te plote një pjese janë ne ankth se do lënë familjet për tu larguar ne Gjermani një pjese nuk kryejnë detyrën se janë te Partisë. Policia e çorientuar pasi specialistet u hoqën nga puna dhe tani disa militante partie te veshur me uniforme nuk munden te parandalojnë krimin apo te sigurojnë rendin por verbohen nga urdhrat partiake dhe përndjekin njerëzit e opozitës. Transporti i udhëtareve ne zonat rurale është jashtë funksionit, njerëzit e pashprese te çorientuar, kryefamiljare te mërzitur presin për ndonjë pune qofte edhe sezonale se kane fëmijët pa buke. Studentet po protestojnë duke bojkotuar mësimin dhe janë ngujuar ne auditore. Zyrtaret shtojnë pasurinë, ndërrojnë kostumet e kravatat, aderojnë shtëpitë sipas gustos te zonjave te renda, ndërrojnë makinat por bëjnë dhe ndonjë qoke për ditëlindjen e grave apo dashnoreve, te vogël fare ( 1 shtepi ne plazh......)|
Edhe sa do vazhdojmë kështu ?!..Autori është kryetar i degës se PD-se Librazhd.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...