Disa këshilla për sëmundjet e lidhura me të nxehtin

E mërkurë, 20 June 2018 13:58

Të nxehtët ekstrem mund të godasë edhe personat më të shëndetshëm. Megjithatë, foshnjat dhe fëmijët, njerëzit mbi 65 vjeç, dhe ata që janë mbipeshë ose mjekohen me ilaçe janë më të rrezikuar për sëmundjet e lidhura me të nxehtët, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Këto sëmundje janë goditja nga të nxehtët, sfilitja, ngërçet, djegiet nga dielli dhe puçërrosje për shkak të të nxehtit.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njerëzit vuajnë nga sëmundje të lidhura me të nxehtët kur sistemi që kontrollon temperaturën  e trupit është i mbingarkuar.

Goditja nga i nxehti

  • Simptomat
  • Temperatura e lartë e trupit
  • Skuqje, tharje ose puçërrosje të lëkurës
  • Puls të shpejtë
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Të përziera
  • Humbja e vetëdijes
  • Konfuzion

Si të veprojmë?

  • Telefononi urgjencën nëse goditja nga i nxehti është emergjencë mjekësore
  • Kaloni në një ambient të ftohtë
  • Ndihmoni në uljen e temperaturën e trupit me një dush të vakët ose me disa kompresa të ftohta

Sfilitja nga i nxehti, simptomat

  • Djersitje e tepërt
  • Zbehje të lëkurës
  • Puls të shpejtë dhe të dobët
  • Të përziera dhe të vjella
  • Ngërçe muskulore
  • Dobësi ose plogështi
  • Marramendje
  • Dhimbje koke
  • Gjendje të fikëti

Si të veprojmë

  • Kaloni në ambient të ftohtë
  • Ndërroni veshmbathjet
  • Vendosni kompresa të ftohta ose bëni një dush të vakët
  • Pini ujë

Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse:

  • Po ju merren mendtë
  • Simptomat po përkeqësohen
  • Simptomat zgjasin më shumë se 1 orë

Dhimbjet muskulore nga i nxehti, simptomat

  • Djersitje e tepërt gjatë aktivitetit fizik intensiv
  • Dhimbje të muskujve ose spazma

Si të veprojmë

  • Ndaloni së kryeri aktivitet fizik për një moment dhe kaloni në një ambient më të ftohtë
  • Pini ujë
  • Kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni probleme me zemrën dhe simptomat zgjasin më shumë se një orë.

Djegia nga dielli, simptomat

  • Dhimbje dhe skuqje të lëkurës
  • Puçërrosje të lëkurës

Si të veprojmë

  • Qëndroni larg rrezeve të diellit derisa t’ju shërohen djegiet
  • Vendosni kompresa me qumësht të ftohtë ose kos
  • Mos harroni të vendosni krem kundra diellit tani në verë /Shëndeti/
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...