Përdorimi i fjalëve të pista i dobishëm për shëndetin mendor

E Enjte, 21 June 2018 11:59

Që në moshë të hershme ne jemi mësuar të “mos themi fjalë të pista”, edhe pse një hulumtim i bërë në SHBA ka gjetur se këto fjalë përbëjnë gati 1% të fjalorit të përditshëm. Fjalë të tilla të thëna në momentin e gabuar krijojnë keqkuptime, por ka raste kur përdorimi i tyre është i mirë dhe madje mund të jetë i dobishëm për shëndetin tuaj. Ja pse

Ndihmon në menaxhimin e dhimbjeve

Një studim i kryer në Universitetin Keele në Mbretërinë e Bashkuar matur efektet e mallkimit në tolerancën e dhimbjes dhe zbuloi se ne mund ta përballojmë më të keqen kur jemi vulgar. Pse? Çdo fjalë e pisët dërgon një mesazh n; tru: nuk janë termat individualë që kanë këtë fuqi, por është reagimi emocional dhe fizik që ne nxisim duke i shqiptuar ato, gjë që na jep atë ngarkesë energjie që na nevojitet në atë moment.

Ndihmon për të lehtësuar stresin

Mallkimi  mund të përdoret gjithashtu si një “lëshim emocional” efektiv, veçanërisht kundër zemërimit dhe frustrimit. Përdorimi i fjalëve që nuk janë të mirëpritura ose të përshtatshme mund të jenë shumë çliruese. Fjalët e këqija zakonisht shqiptohen me zemërim ose frustrim dhe  gjithë trupi është i përfshirë. Kur ne zemërohemi pa përdorur fjalë të pista, ne ende po kontrollojmë veten: stresi nuk çlirohet. Kur mallkojmë, ne përfshijmë tërë trupin dhe emocionet: çlirimi është i plotë dhe prandaj lehtëson stresin.

Ndihmon për të shprehur vetveten

Dikush mund të mendojë se thënia e fjalëve të pista shpesh është shenja e një fjalori të kufizuar, por një studim i botuar në revistën Language Sciences tregon se në të vërtetë është e kundërta. Studimi analizoi një grup prej 43 burra dhe gra duke shqiptuar sa më shumë fjalë të betimit në një minutë. Më pas, ata duhet të përmendnin numrin më të madh të kafshëve në të njëjtën kohë. Studiuesit zbuluan se sa më shumë fjalë të pista që një pjesëmarrës kishte mundur të thoshte, aq më shumë ndryshonte fjalorin e tij.

Kjo ju bën të dukeni më të ndershëm dhe autentik

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se vulgariteti është i ndërlidhur me ndjenjat dhe emocionet e vërteta në ndërveprimet shoqërore, duke treguar se ata që mallkojnë janë ndoshta edhe më të sinqertë. /Shendeti/

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 11:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...