×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ekspertët: Kujdes nga lentet e kontaktit, ju verbojnë!

Diel, 23 September 2018 15:15

Përdoruesit e lenteve të kontaktit janë rekomanduar sot të kontrollojnë sytë pas përhapjes së një infeksioni të rrallë që mund të shkaktojë verbim.

Studiuesit kanë zbuluar një trefishim të rasteve me keratit acanthamoeba që prej vitit 2011. Ky infeksion shkakton inflamim dhe dhimbje në kornenë e syrit, ku më të rrezikuarit janë përdoruesit e lenteve.

Nëse lihet pa trajtuar, ky infeksion mund të përhapet në të gjithë syrin, duke shkaktuar humbje të shikimit brenda pak javësh.

Pacientët që janë prekur nga ky infeksion kanë humbur 25% të shikimit ose janë verbuar për shkak të kësaj sëmundje. Autori kryesor i këtij studimi, John Dart tha se: “Kjo rritje e këtyre rasteve thekson nevojën që përdoruesit e lenteve duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe”. Acanthamoeba është një mikroorganizëm që formon kist përreth syrit. Studiuesit rekomandojnë që personat të cilët kanë lente me disa përdorime, duhet të tregohen të kujdesshëm për t’i larë dhe për t’i tharë plotësisht përpara se t’i vendosin në sy. Pasi në të kundërt kanë më shumë rrezik që të preken nga ky infeksion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...