Djathi mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë

E Enjte, 29 November 2018 13:37

Të gjithëve na pëlqen kur dëgjojmë se gjërat që na pëlqejnë më së shumti janë të mira për shëndetin tonë. Padyshim se ndjejmë kënaqësi kur shkencëtarët zbulojnë përfitime shëndetësore në djathë, çokollatë dhe verë.

Normalisht, çështja është pak më e komplikuar sesa thjeshtësia e këtij titulli.

Sidoqoftë, shkencëtarët kanë zbuluar se spermidina, një përbërës që gjendet me bollëk në disa lloje të djathërave, mund t’jua zgjatë jetën.

Ndër tjerash, ky përbërës magjik mund ta parandalojë kancerin dhe fibrozën e mëlçisë. Shkencëtarët i kanë zbuluar efektet pozitive të kësaj substance duke i ushqyer kafshët laboratorike me suplemente të spermidinës.

Disa prej kafshëve kishin arritur të jetonin deri në 25% më gjatë sesa që është jetëgjatësia mesatare e species së tyre. Rritja dramatike e jetëgjatësisë kishte ndodhur vetëm te kafshët që ishin ushqyer me spermidinë gjatë tërë jetës së tyre.

Kur hulumtuesit i kishin ushqyer kafshët me këtë përbërës në vitet e vonshme të jetës, jetëgjatësia e tyre ishte rritur për vetëm rreth 10%.

Përveç këtij studimi, edhe studimet e mëhershme kanë treguar se djathi është i shëndetshëm pasi që e shpejton metabolizmin, është i mirë për eshtrat deh dhëmbët, ju ndihmon të shtoni masë muskulore dhe jua mbron zemrën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...