Skandalet më të mëdha të monarkisë

Premte, 22 June 2018 13:36

Nga romancat e ndaluara tek betejat për fronin, askush nuk bën skandale sikur monarkitë. Një udhëtim në kohë tek skandalet më të mëdha në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Treshja Diana, Charles dhe Camilla

Me miliona njerëz kanë parë martesën e Princit Charles me Dianën në vitin 1981, por sipas lajmeve ai tashmë ishte i dashuruar me Camilla Shand (më vonë Parker Bowles) vitë më parë.

Charles dhe Camilla kishin filluar një aferë disa vite pas martesës. Si dhe Diana kishte filluar edhe aferën e saj me instruktorin e saj, James Hewitt. Charles dhe Diana zyrtarisht kanë deklaruar për ndarjen e tyre në vitin 1992, dhe në vitin 1995, Diana i kishte thënë BBC, “në këtë martesë ishin e persona” “Kjo martesë zyrtarisht kishte përfunduar në gusht të vitit 1996”.

Afera në mes të Princeshës Margaret dhe Peter Townsend

Motra e vogël e Mbretëreshës Elizabetë, Princesha Margaret ishte dashuruar me një burrë të divorcuar, dhe ai ishte 16 vite më i madh, me emrin Peter Townsend, i cili punonte në oborrin mbretëror.

Qeveria e kishte refuzuar Margaretën të martohej me të, vetëm nëse ajo do të hiqte dorë nga privilegjet që i jepte monarkia.

Ajo kishte vendosur për privilegjet.

Edward VIII kishte hequr dorë nga froni

Në vitin 1936, Mbreti Edward VIII kishte deklaruar se do të martohej me Wallis Simpson, një grua amerikane të divorcuar. Qeveria nuk ishte pro kësaj, e as Kisha e Anglisë, në të cilën ishte në krye vet Edëardi. Edwardi kishte vendosur të hiqte dorë, duke ja lënë fronin vëllait të tij, George VI. Edward ishte martuar me Simpson vitin tjetër, dhe ata qëndruan së bashku deri në vdekjen e tij në vitin 1972.

Kostumi nazist i Princit Harry

Princi i ri është paraqitur në një ndejë në vitin 2005 i veshur si Nazist. Fotografia e tij është botuar në “The Sun”. Ai kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se “zgjedhja ime për kostum ishte një zgjedhje shumë e keqe. Ju kërkoj të falur”.

Fotografitë e Harryt në vitin 2012 e kishin vendosur para ballinave përsëri, por këtë herë  me foto nudo të tij në Las Vegas.

Dy lidhjet e Mbretëreshës Victoria

Ashtu siç është paraqitur në filmin Victoria & Abdul të vitit 2017, Mbretëresha Victoria ishte lidhur shumë me shërbëtorin indian të oborrit mbretëror me emrin Abdul Karim.

Abdul ishte një shërbëtor që kishte arritur të jetë pjesë e rrethit të ngushtë të njerëzve afër mbretëreshës.

Siç thuhet mendohet se lidhja e tyre ishte platonike, kur mbretëresha ka vdekur në vitin 1901, familja e saj e kanë depërtuar Abdul në Indi dhe kishin tentuar të e fshijnë ekzistencën e tij prej historisë.

Por kjo nuk ishte lidhja e saj e vetme që i kishte nervozuar njerëzit përreth saj.

Para Karim, ajo ishte lidhur me një shërbëtor skocez i quajtur John Brown, pasi i ka vdekur burri i saj.  Disa mendojnë se ata ishin martuar në mënyrë sekrete.

Një burrë hynë në dhomën e Mbretëreshës Elizabetë

Në vitin 1982, një burrë i pa punë me emrin Michael Fagan ka hyrë në Pallatin e Buckingham ai kishte hyrë në dhomën e Mbretëreshës, e cila ishte pa roje, sepse një një polic ishte larguar para se të arrinte zëvendësimi i tij.

Mbretëresha ishte duke fjetur, kur u zgjua ajo e pa atë aty, ata kishin folur me njëri tjetrin për 10 minuta. Kur ai kishte kërkuar për cigare, ajo kishte arritur të kërkonte ndihmë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...