Lori Hoxha nuk kursehet fare për dasmën e motrës, s'e merrni me mend sa ka kushtuar veshja e saj

Tuesday, 14 August 2018 23:00

Dasma e moderatorit të njohur, Ledion Liço me trashëgimtaren e pasur të TOP MEDIAS, Sara Hoxhën ëstë një ndër ngjarjet më të komentuara ditët e fundit dhe kjo me të drejtë pasi është konsideruar si ‘’dasma e vitit’’.

 Organizimi i saj, i cili iu besua një prej kompanive më prestigjioze të organizimit të dasmave përtej detit, ''Lake Como Wedding'', ishte thjesht i mrekullueshëm dhe kjo gjë u vu re tek të gjitha fotografitë që qarkulluan e vazhdojnë të qarkullojnë në rrjete sociale, që prej të shtunës mbrëma. 

E sigurisht një vëmendje kryesore mori edhe veshja e të gjithë të pranishmëve, ku si rrallëherë më parë u vu re një lloj dress code ku mbizotëronte e kuqja, e zeza dhe roza pastel. Por si u vesh motra e madhe e Sarës, blogerja e famshme e cila dallohet për stilin e saj të pagabueshëm? 

Lori na befasoi të gjithëve me zgjedhjen e saj. Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram  duke pozuar në shkallët e hotelit luksoz Cernobbio në Como në Itali, ku shfaqet e veshur me një kostum të kuq mashkullor, ashtu siç askush nuk e priste, i cili mban firmën e “Dolce Gabbanna”-s. 

Sigurisht që pamja e saj duhej të kompletohej edhe me aksesorët e duhur si çanta, këpucët dhe vëthët po në ngjyrë të kuqe. Sipas faqes ''What they Wearin’’ kostumi ka kushtuar plot 2.950 Euro, ndërsa këpucët 725 euro.

Një shifër marramendëse për shumë persona, por e denjë dhe aspak "tmerruese" për një prej trashëgimtareve më të mëdha në vend.Zgjedhje guximatare apo jo? Po ju do të guxonit të shkonit me pantallona dhe xhaketë tek dasma e motrës ose vëllait?/lLving

Modifikuar më Tuesday, 14 August 2018 23:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...