×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Jennifer Lawrence tregon se pse refuzon të postojë në rrjete sociale

E mërkurë, 12 September 2018 17:55

Jennifer Lawrence ka kohë që ka treguar publikisht për averzionin e saj ndaj rrjeteve sociale.

Por në një intervistë për InStyle, ajo ka dhënë më në fund më shumë detaje se pse refuzon të postojë ‘online’.

Ylli i “The Mother” ka thënë se ajo ka qenë një kohë aktive nëpër rrjete sociale, por vetëm si “shikuese”.

“Jam aty. Shikoj, por nuk flas. Ka gjithmonë reagime të ashpra. Ka kaq shumë njerëz që janë duke dëgjuar dhe kushtuar vëmendje, ata kanë kaq shumë mendime për absolutisht çdo gjë”.

“Nuk dua ta pranojë një gjë të tillë, përpos nëse është krejtësisht e domosdoshme. Nuk dua ta vendosë veten time në këtë gjë, pa asnjë arsye. Vetëm nëse jam duke promovuar diçka, pra të kem një kauzë të madhe ose është diçka që më ka lënduar shumë, përndryshe nuk do të flasë”, ka thënë aktorja e njohur.

Në vitin 2014, aktorja kishte thënë se “është në rregull, i respektoj të gjithë por jo, unë nuk do të hapë një llogari në Twitter”.

“Nëse ndonjëherë shihni një llogari në Facebook, Instagram ose Twitter me emrin tim, me siguri se nuk është e vërtetë, është false”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...