×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ka një çift të vërtetë në DWM?

Tuesday, 13 November 2018 13:07

Është e pamundur që në një sezon të Dance With Me të mos diskutohet të paktën një çift për një lidhje të mundshme dashurie. Ju, me siguri, e mbani mend mirë sa shumë u përfolën për një ribashkim të mundshëm Roza dhe Stine, pas disa viteve të ndarë, kur u bënë çift bashkë në DWM. Të dy kishin jetë tjetër shumë kohë pas ndarjes, por kjo nuk i pengoi aspak fansat e të dyve për të menduar se diçka mund t’i rikthente sërish.

Edhe sezonet e tjera të spektaklit të kërcimit kanë nxitur gjithmonë dyshime se një romancë po lind në palestrën e provave, aty ku të gjithë konkurrentët ndajnë jo vetëm ushtrimet për spektaklin, por edhe shumë pjesë të tjera të jetës së tyre.

Edhe këtë sezon, ndjekësit virtualë nuk kanë mbetur pas me dyshime, ndonëse jo rrallëherë ato janë pa vend. Romeo dhe Anjeza, një prej çifteve më simpatike të këtij edicioni, janë edhe më të dyshuarit e më të përfolurit për një romancë të mundshme në DWM 5.

Meqenëse pyetja më e shpeshtë për ta ishte “a jeni çift në të vërtetë?”, Alketa shfrytëzoi rastin për t’ua bërë live në program: “Po, jemi të dashuruar”, – iu përgjigj me ironi Romeo pyetjes së Alketës duke shtuar se ai që e ka bërë këtë paska shumë fantazi: “Jemi shumë të lumtur të dy, por besoj se është aq i pavërtetë ky lajm, saqë nuk ia vlen të flasim për të”, – tha më tej Anjeza duke e konsideruar si një shaka pyetjen ngacmuese të fansave.

Romeo, si për ta mbyllur, tha se “e kam si gocë halle, meqë Roberti e ka Leilën si motër”

Mos kini më dyshime. Anjeza dhe Romeo janë bërë miq shumë të mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...