×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E rrallë: Gena e Mihrije Braha kanë diçka të përbashkët

E Enjte, 15 November 2018 08:21

Këngët e tyre iu shoqërojnë tash e sa kohë.

Për të dy këngëtarët e njohur e të dashur për publikun, Gena dhe Mihrije Braha sot shënon një ditë e veçantë. 

Të dy festojnë sot ditëlindjen, Gena mbush 47 vjet, ndërsa Mihrije Braha 51. 

 

Këngëtari i njohur, Gena shquhet për zërin e tij unik, që iu shoqëron tash e sa vite që nga debutimi i tij i parë në skenë. Hyri furishëm në skenën muzikore, por shumë shpejt rrëmbeu vëmendjen e audiencës. 

Këngët e tij tashmë hite, u dëgjuan me miliona herë e ai ka audiencë të të gjitha moshave, shkruan rtv21.tv “Mëkatare”, “Të dashuroj si i çmendur”, “Ti je ëndrra ime”, “Më foli”, “Ajo”, janë vetëm disa nga emrat e hiteve të Genës, që u dëgjuan shumë nga fansat e tij. Gena është i martuar me Lori Brahimajn, dhe ka dy vajza nga martesa e parë, Helga dhe Nasiola.

Edhe për këngëtaren e mirënjohur mitrovicase, Mihrije Braha data 15 nëntor është mjaft e rëndësishme. 

Që nga paraqitja e parë skenike, Mihrija arriti të krijojë lidhshmëri me audiencën dhe gjithmonë në paraqitjet e saj barti sharmin dhe elegancën, që e posedon edhe tash. “Shumë Kërkova” është titulli i këngës me të cilën bëri bujë, e kjo ishte shkëndijë për karrierën e saj të bujshme muzikore “Moj syzeza”, “Refuzova”, “Ma kadal”, “Turbulenca”, “Minire moj motër”, e shumë këngë tjera u interpretuan shumë mirë nga këngëtarja, e cila tash e sa vite është pjesë e skenës. 

Mihrije Braha është e martuar me këngëtarin dhe moderatorin e njohur, Naim Abazi dhe kanë një djalë, Platorin. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...