Historia e suksesit të Ed Sheeran, djaloshit që i merrej goja dhe që e tallnin shokët

E mërkurë, 12 December 2018 15:32

Kjo është historia e një djaloshi që i merrej goja dhe e tallnin shokët, i cili u bë një prej artistëve më të dëgjuar e më të njohur që bota ka parë ndonjëherë.

Ai filloi të luante në bar & clube çdo natë. Për 4 vjet ai luajti 12 shfaqje në javë. Të çaje përpara ishte e vështirë. Kur ai nuk gjente një vend për të kaluar natën, i duhej të flinte në parqe dhe metro. Ka pasur edhe nga ato netët e këqija ku ai nuk kishte as para e as ushqim. Kishte momente kur donte të dorëzohej.

Ai filloji të luante në bar & clu. Por ai nuk e bëri kurrë këtë… Ai e dinte se nëse do të duhej të bënte diçka të madhe, do t’i duhej të shkonte në Amerikë. Ai mbërriti në Los Anxhelos pa asnjë kontratë regjistrimi edhe s’kishte ndonjë vend për të qëndruar. Ai e shpërndau muzikën e tij tek çdokush që mund ta dëgjonte, por akoma asgjë… deri sa një ditë ai prenotoi një shfaqje me një pronar të një radioje lokale. Që e shtynë të hipte në skenë! I tmerruar ai filloi të luante. Pak nga pak, audienca filloi të buzëqeshë dhe të emocionohej. Dhe 12 minuta më vonë, ai mori një brohoritje të madhe nga e gjithë salla. Pronari i asaj radioje ishte dora vetë: Jamie Foxx. Ai mbeti aq i mahnitur sa e lejoi atë të përdorte studion e tij të regjistrimit pa kushte. Shpejt, ai mori një telefonatë nga një këngëtare. Ajo i kërkoi atij që ta shoqëronte në një tour me të. Kjo këngëtare ishte Taylor Swift. Pas vitesh të tëra pune të vështirë, më në fund ai mori shpërblimin e tij!

Albumi i tij i fundit debutoi si numri një në 14 shtete dhe këngët e videot e tij janë transmetuar miliarda e miliarda herë në Spotify dhe YouTube. Jo keq për një djalë me vetëm njërën daulle veshi. Pavarësisht 2 çmimeve të tij Grammy, çmimi i tij më me vlerë është për rritjen e sensibilitetit ndaj fëmijëve me vështirësi në të folur. Emri i tij është Ed Sheeran, dhe kjo është historia e tij. Te metat mund t’ju duken pengesa të çuditshme kur jeni të rinj, por ato të bëjnë të këmbëngulësh dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. – Ed Sheeran.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...