Robert Redford del ne pension pas filmit “Old Man and the gun”

E mërkurë, 19 December 2018 15:54

Një Robert Redford me pistoletë, mes melankolisë dhe argëtimit, do të jetë protagonisti i “Old Man and the Gun”, i cili do të jetë gjithashtu edhe filmi i tij i fundit.

Filmi i drejtuar nga regjisori David Lowery, do të mbërrijë në sallat e kinemasë Europiane me 20 Dhjetor, dhe ka në kastin e tij aktorët: Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover dhe Tom Waits.

Bëhet fjalë për historinë e vërtetë të Forrest Tucker, të arratisjes së guximshme nga burgu i “San Quintinos” në moshën 70-vjeçare, me një plan të paparë, i cili mahniti një publik të tërë dhe i la forcat e rendit të enden kot nëpër errësirë duke e kërkuar.

Gjuetinë ndaj Tucker e ndjek detektivi John Hunt, gjithnjë e më i tërhequr nga dedikimi i Forrest-it ndaj artit të vjedhjes, dhe një grua police, e cila e dashuron pavarësisht profesionit që ka zgjedhur.

Në film dallohet një Redford I regjur nga faktori kohë, por gjithnjë joshës, i cili tensionin e ngjarjeve e menaxhon me argëtim, pikërisht ashtu siç donte të ishte dalja e tij nga bota e kinemasë.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, por praktikisht kam vendosur që ky do të jetë roli im i fundit, është shprehur aktori në një intervistë për “Entertainment Weekly”, duke specifikuar që do t’i qëndrojë besnik vendimit të marrë që në 2016-ën. Tashmë Redford kërkon të gjejë qetësi në periudhën e pensionit, duke qenë se punën e aktorit e kryen që prej vitit 1957!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...