U bë nënë për herë të parë, Maya zbulon kuptimin emrit të veçantë të djalit

Premte, 11 Janar 2019 22:30

Ditën e sotme e ftuar në emisionit “Lartë e Poshtë”, ishte këngëtarja e dashur për publikun Maya.

Gazetari Eraldo Rexho ka realizuar një intervistë specialenë shtëpinë e këngëtares, e cila sapo është bërë nënë. Maya solli në jetë një vogëlush, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Jonas. E pyetur nga gazetari ajo zbuloi se ja ka zgjedhur emrin në një mënyrë shumë të veçantë.

“Jonas në fakt ja ka vënë vetë emrin vetes, sepse unë kisha disa emra dhe ky ishte njëri nga ata. Unë i bëra lidhjen kur ma thanë Jonas, më pëlqeu dhe një mikja ime më tha se është deti “Jon” dhe njësh prapashtesa ‘as’ edhe mua më tingëlloi bukur. Ndërkohë edhe në Gjermani ky emër ishte në modë, sepse edhe njeriu që ma tha vinte nga andej. Plus edhe njëra nga motrat e mia e kishte dëgjuar si emër të bukur edhe unë e lidha me detin Jon. Në të vërtetë është një profet. Në listë kisha edhe disa emra të tjerë si Mirtjan, që ishte një gërshetim i emrit të babait dhe i vëllait tim. Ishte emri Brisan, një vend në vendlindjen time. Ishte emri Valon që ma tha një miku im. Një emër tjetër ishte edhe Damian, ose i fuqishëm në shqip. Unë thashë kur të lindi djali do të marri një nga këta emra. Çfarë ti shkojë portretit të tij atë do marri. Kur lindi ai me sytë bojqielli, që i ka ende, edhe mendova si fëmijë aristokrat, mu duk ky më i përshtatshmi, prandaj edhe thashë që ja vuri vetë emrin”, u shpreh këngëtarja.

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 22:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...