Luftëtari “turpërohet” në Letoni, mundet 5-0 nga Ventspils

E Enjte, 12 July 2018 18:55

Ekipi i Luftëtarit e ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme aventurën e tij në “Europa League”.  

Ventspils ishte kundërshtari i turit të parë kualifikues për kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë, një ekip modest futbolli që duket se ka shënuar një nga ato rezultatet që i ka thuajse të zakonshme në duelet e kampionatit letonez.

Plot 5 gola, e për më tepër në vetëm 43 minuta, dy prej të cilave me penallti, duket se kanë shkatërruar që në nisje ëndrrat e gjirokastritëve për të kaluar qoftë edhe një tur të vetëm në Europë, në sfidën e luajtur pasditen e kësaj të enjteje në Letoni.

Duhet të theksohet se 4 gola u shënuan nga i njëjti kundërshtar, Akinyemi, njëri me penallti, ndërsa 11-metërshi tjetër u realizua nga Aiyegun. Edhe pse Luftëtari kishte edhe 45 minutat e dytë në dispozicion, për të shënuar golin e nderit, që matematikisht do t’i mbante në lojë për sfidën e kthimit në “Elbasan Arena”, pas një jave, gjirokastritët dorëzuan armët pa kushte

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 18:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...