Mbappe “eklispon” Neymar, PSG gati të shesë brazilianin

E Enjte, 19 July 2018 16:13

Largimi i Cristiano Ronaldos la një boshllëk të madh te Reali i Madridit, por vetëm pasditen e djeshme, Florentino Perez qetësoi tifozët madrilenë, duke u premtuar se merkatoja do të jetë spektakolare dhe se portugezi do të zëvendësohet më së miri. Mediat spanjole raportojnë se do të jetë pikërisht Neymar, futbollisti që do të marrë vendin e CR7-ës te Reali, ndërsa Perez po përgatit një ofertë prej rreth 250 milionë eurosh për kartonin e tij.

Pas shkëlqimit të Mbappesë në Kupën e Botës, Neymar nuk cilësohet më si i pashitshëm nga presidenti i PSG-së, por edhe nga trajneri Tuchel, që vlerëson më shumë disponibilitetin e francezit, sesa tekat e brazilianit. Aktualisht Neymar është me pushime dhe vetëm më pas pritet të ulet në tavolinë me drejtuesit e të dy skuadrave, për të diskutuar mbi kushtet e transferimit.

Gjithsesi, Perez ka gati edhe planin B, nëse nuk do të arrijë dot te Neymar. Bëhet fjalë për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard, i cili ka shprehur edhe vetë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...