Dy ndeshje të “Seria A” mund të shtyhen, 1 minutë heshtje në takimet e tjera

Tuesday, 14 August 2018 18:37

Kjo fundjavë do të ishte edhe java e parë për sezonin e ri të “Seria A”, por 2 nga 10 ndeshjet rrezikojnë të shtyhen për shkak të tragjedisë që ndodhi sot në qytetin e Genoas, ku për shkak të shembjes së një ure kanë humbur jetën 35 persona.

Të dyja skuadrat e këtij qyteti, Sampdoria e Genoa, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat dhe përmes rrjeteve sociale janë shprehur se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja e ndodhur, që ka përfshirë të gjithë Italinë.

Madje skuadra e Genoa sot ka ndërprerë edhe stërvitjen, duke qenë se mjaft lojtarë nuk kanë mundur të arrijnë qendrën stërvitore për shkak të bllokimit të rrugës.

Si rrjedhojë mediat në Itali bëjnë me dije se këta dy klube mund t’i kërkojnë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) që të shtyhen në një datë tjetër ndeshjet e tyre, të vlefshme për javën e parë të Serisë A (Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina).

Ndërkohë Komiteti Olimpik Italian (CONI) ka vendosur që të gjitha eventet sportive që do të zhvillohen në Itali, nga ky moment deri në fundjavë, të mbahet një minutë heshtje. Vendimi për shtyrjen ose jo të ndeshjeve pritet të merret orët në vijim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...