“Kam luajtur me kampionë, por Ronaldo është tjetër gjë!”

Tuesday, 14 August 2018 21:17

“Kam pasur privilegjin të luaj me kampion botërorë, por Cristiano Ronaldo është një gjë tjetër, ai lë shenjën e tij edhe në këtë moshë”.Kështu është shprehur Emre Can për “Bild am Sonntag”, i cili me zi po pretë të zbresë në fushën e lojës së bashku me portugezin Ronaldo.

Në karrierën e tij, Emre Can ka fituar titullin me Bayernin e Guardiolës në 2013-n, por edhe Kupën e Konferderatave me Gjermaninë e ndërsa tani synon në shtojë titujt në karrierën e tij me bardhezinjtë e Juventusit.

“Juventusi ishte i fortë, por ardhja e Cristiano-s e ka përmirësuar ndjeshëm. Ai do të përmirësonte çdo ekip, është i jashtëzakonshëm. Unë jam shumë i lumtur që do luaj me atë.

Duke pritur zbritjen e Ronaldos në ndeshjen e parë zyrtare ndaj Chievos nuk janë vetëm tifozët bardhezinjë, por edhe shokët e tij të skuadrës.

Modifikuar më E mërkurë, 15 August 2018 08:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...