Avokati i Ronaldos në Las Vegas: Dokumentet janë manipunuar

Hënë, 15 October 2018 19:52

Christiano Ronaldo vazhdon betejën e tij ndaj akuzave për përdhunim nga modelja amerikane, Kathryne Mayorga. Futbollisti portugez mohon çdo akuzë të 31-vjecares, e cila sipas tij synon të përfitojë nga imazhi i tij.

Kathryne Mayorga pretendon se në vitin 2009 është përdhunuar nga Ronaldo në një hotel në Las Vegas. Një dokument i marrëveshjes së fshehtë të nënshkruar nga dy palët në vitin 2010 (botuar në revistën gjermane Der Spiegel), tregon se vajza amerikane kishte premtuar se do të heshtte për atë që ndodhi atë natë qershori pas pagesës prej 375 mijë dollarësh.

ronaldo-k0eC-U300480899939fEC-620x349@Gazzetta-Web_articolo-2.jpg
Dokumenti (një marrëveshje e bërë disa muaj pas ngjarjes) në të cilën CR7 quhet “Topher”, është firmosur nga vetë Cristiano Ronaldo.

Por së fundmi futbollisti ka dërguar në SHBA avokatin e tij për t’u marrë me këtë çështje. Peter Christiansen do të përballet me akuzat ndaj klientit të tij në Las Vegas. Sipas së përditshmes portugeze “Correio de Manha” avokati i Ronaldos ka deklaruar se dokumentet janë manipuluar.

Modifikuar më Hënë, 15 October 2018 21:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...