16-vjeçarja shqiptare shpallet atletja më e mirë evropiane në Greqi

Diel, 11 November 2018 10:55

Elina Xhengo, 16-vjeçe, është shpallur atletja më e mirë Europiane për muajin tetor. Me origjinë korçare, lindur e rritur në Halkidiki, 16-vjeçarja nderon sot gjithë Greqinë, përderisa garon me ngjyrat e vendlindjes dhe jo të origjinës. Lajmi ka bërë bujë në median greke, madje programi “To kuti tis Pandoras” arritjen e Xhengo e konsideron si përgjigjen më të mirë ndaj çdo thirrjeje raciste e nacionaliste ditët e fundit, në kufirin greko-shqiptar.

Xhengo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m. Një tjetër triumf për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki, titulli si Atletja më e Mirë e Europës për muajin tetor, nga Shoqata Europiane e Atletëve. Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

Media greke thekson dhe dobësinë e sistemit ligjor grek, sidomos në trajtimin e brezit të dytë të emigrantëve, pasi, megjithëse Elina Xhengo është lindur e rritur në Greqi, arriti të bëhet shtetase greke vetëm vitin e kaluar, kur ishte 15-vjeçe dhe atlete e arritur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...