Lajm i mirë për Shqipërinë, Skocisë i dëmtohen 3 lojtarë

Diel, 11 November 2018 12:54

Skocia po kalon një moment mjaft të vështirë përpara takimit ndaj Shqipërisë më 17 nëntor për shkak të dëmtimeve.

Tre lojtarë të tjerë nuk do të jenë të gatshëm për takimin ndaj kuqezinjve, duke ia shtuar edhe më shumë dhimbjen e kokës trajnerit Alex McLeish.

Më përpara konfirmuan mospraninë e tyre sulmuesit Steven Naismith dhe Leigh Griffiths, për shkak të problemeve fizike.

Mediat skoceze bëjnë të ditur se Charlie Mulgrew, Stephen O’Donell dhe Kevin McDonald, nuk do të marrin pjesë në këtë sfidë pasi të tre po përballen me dëmtime që nuk i lejojnë të luajnë në dy javët e ardhshme.

Tre lojtarët e fundit të dëmtuar janë një problem i madh për Skocinë, duke qenë se ata ishin kthyer në lojtarë të rëndësishëm për formacionin.

Për më tepër që ata së bashku edhe me Naismith luajtën titullarë në sfidën e parë të luajtur përballë Shqipërisë.

Përveç kuqezinjve, Skocia do të përballet edhe me Izraelin, në dy takime të rëndësishme të Ligës së Evropës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...