Kukësi për tu rikthyer në vend të tretë, Teuta për të thyer tabunë

Hënë, 12 November 2018 10:45

Jemi në javën e 13-të Superligës dhe për habinë e të gjithëve Teuta ndodhet mbi Kukësin në tabelën e renditjes dhe kjo e gjitha falë pesë rezultateve pozitive radhazi.

Aktualisht durrsakët janë 1 pikë mbi Kukësin duke u renditur kështu në vendin e katërt.

Verilindorët kanë pasur jo pak luhatje gjatë këtij edicioni, lidhur ndoshta dhe me faktin që skuadra këtë vit nuk po luan në “Zeqir Ymeri”, që ishte shndërruar në një “kështjellë” për kuksianët, duke lëvizur në 4 impiante të ndryshme për ndeshjet shtëpiake në vetëm 12 javë, aq sa sfida me durrsakët do të luhet tashmë në “Selman Stërmasi”, teksa më parë ka prekur dhe fushën e “Elbasan Arenës”, “Loro Boricit” por dhe stadiumit të Kamzës.

Ndonëse për momentin Teuta është në një formë më të mirë se formacioni i Cungut, Kukësi deri diku është shndërruar në një makth për durrsakët, që në transfertë nuk kanë mundur të fitojnë asnjëherë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë, teksa numërojnë vetëm dy barazime dhe ato në vitin e ngjitjes së Kukësit në Superiore.

Megjithatë, forma e treguar nga formacioni i Shkëmbit në javët e fundit dhe, mbi të gjitha, rezultatet e arritura me përmbysje të bëjnë të mendosh se Teuta këtë herë do të provojë ta thyejë këtë tabu, dhe pse te Kukësi ka rikthime të rëndësishme si Melo dhe kapiteni Shameti, që duket se është riaftësuar 100%, ndërkohë që gjatë javës dhe Simon Rrumbullaku rinisi stërvitjen me grupin.

Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin ‘Selan Stërmasi’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...