UEFA paralajmërim serioz për ekipet pas publikimeve të Football Leaks

Tuesday, 13 November 2018 10:50

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA,  ka paralajmëruar ekipet e mëdha se do t’i rihapë rastet e mbyllura në lidhje me shkeljet e rregullave të transferimit, Financial Fair Play (FFP), nëse zbulohen të dhëna të reja për këto raste.

UEFA insiston se FFP-ja ka qenë mjaft e suksesshme që prej implementimit shtatë vite më parë, pasi ka ndihmuar klubet të shmangin borxhet e mëdha.

FFP-ja, e dizajnuar për të mos i lejuar klubet të shpenzojnë më shumë para sesa që fitojnë, ka marrë mjaft shumë kritikave gjatë javëve të fundit për shkak të artikujve të publikuar nga ‘Der Spiegel’, Football Leaks. Në këto artikuj, pretendohet se Manchester City dhe Paris Saint-Germain i kanë falsifikuar dokumentet dhe paratë e përfituara nga sponsorët në mënyrë që të mos dënohen nga UEFA. Kjo e fundit ka qenë në dijeni për këto shkelje, megjithatë ka arritur marrëveshje me dy klubet për të mos i dënuar ato.

“Nëse zbulohen prova të reja, që mund të përdoren si dëshmi në këto raste, UEFA do t’i përdorë këto të dhëna për t’i sfiduar klubet dhe për të kërkuar sqarime nga klubet e përfshira”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga UEFA. “Nëse këto të dhëna të reja sugjerojnë se ka pasur abuzime në rastet tashmë të mbyllura, këto raste mund të rihapen. Kjo qasje është e vlefshme për të gjitha klubet që aplikojnë për një licencë të UEFA-s dhe që dëshirojnë të marrin pjesë në garat evropiane”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...