Mbappe, mesazh brezit te ri: Mos hiqni dorë nga ëndrrat

Tuesday, 13 November 2018 13:59

Kylian Mbappé është kthyer në profetin e futbollit francez. Në një moshë fare të re sulmuesi i Paris Saint Germain po sjell revolucion në fushën e blertë, ishte protagonist i fitores së përfaqësueses franceze në Botërorin e Rusisë, ndërkohë që vlera e tij në merkato e kalon shifrën 200 milionë euro, duke e bërë atë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në botën e futbollit. Gjithsesi, referuar shifrave të çmendura dhe të pabalancuara që qarkullojnë sot në tregun sportiv, Mbappe mendon se në nivelet më të larta luhet me shifra të frikshme aq sa për shtresën e mesme të shoqërisë mund të quhen pa frikë të pahijshme.

“Vij nga një familje modeste dhe këto shifra që qarkullojnë sot në botën e  futbollit do t’i quaja të pahijshme, por, në fund të fundit, ky është tregu, ky është një sistem i ndërtuar nga të tjerë, por që funksionon, ndaj unë nuk mund ta bëj revolucionin i vetëm. Bota e futbollit kështu funksionon, ndaj na mbetet ta pranojmë realitetin.”

Më pas Mbappe foli edhe për objektivat e tij, ku synimi parësor është të mbetet origjinal, duke mos u kthyer në kopjen e askujt.

Qëllimi im është të ruaj gjithnjë vetëvlerësimin, të mbetem ky që jam dhe të mos kthehem në kopjen e askujt. Në fund të fundit, në jetën e përditshme të gjithë ne duhet të ruajmë modestinë, të jemi të përulur, pasi kjo është rekuizita me e mirë për të të sjellë madhështinë.

Fenomeni francez ka një mesazh edhe për brezin e ri, që i kërkon të mos ndalet kurrë edhe kur përballet me vështirësi.

Mos reshtni kurrë së ëndërruari, mos u stepni nga ata që nuk besojnë tek ju, e rëndësishme është që të ruani besimin në vete, tek ëndrra juaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...