Çfarë po ndodh me Kombëtaren? Largohet edhe Alban Hoxha

E mërkurë, 14 November 2018 14:57

Problemet sa i përket kombëtares shqiptare të futbollit dhe listës së saj për ndeshjet ndaj Skocisë dhe Uellsit vazhdojnë të shtohen nga momenti në moment. Pas Lenjanit, i cili sot është tërhequr nga radhët e kuqezinjve edhe një tjetër futbollist, Alban Hoxha.

Portieri i ekipit të Partizanit kishte pasur probleme me gjurin në javët e fundit dhe nuk kishte qenë në gjendjen më të mirë edhe në klub. Megjithatë, ai ishte paraqitur në grumbullim me kombëtaren, ku sot gjatë stërvitjes ka përkeqësuar problemet që kishte më dëmtimin. Kësisoj, është vendosur që Hoxha të lihet i lirë të kthehet te klubi dhe të vazhdojë riaftësimin, ndërsa për të mbuluar rolin e portierit të tretë është ftuar përsëri Elhan Kastrati nga klubi i Pescaras.

Hoxha ishte përfaqësuesi i vetëm i Superiores në listën e Kristian Panuccit dhe me largimin e tij, kampionati shqiptar nuk do të ketë asnjë përfaqësues mes emrave të grumbulluar nga tekniku i kuqezinjve i cili preferon që alternativat e tij, qoftë edhe “rezervat e rezervave”, t’i gjejë nga kampionatet të huaja.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 15:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...