Kosova niset sot për në Maltë me entuziazmin e përforcimeve të reja

E Enjte, 15 November 2018 08:47

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të mërkurën mbrëma zhvilloi stërvitjen e fundit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve.

Të enjten (sot) ajo do të niset për në Maltë, ku të shtunën në Ta'Qali do të luajë kundër përfaqësueses vendase, shkruan sot Koha Ditore.

Reprezentuesit janë shprehur optimistë se do të marrin tri pikë nga ky udhëtim për t'iu afruar arritjes historike - fitimit të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve. Dhe këtë optimizëm po e ushqen edhe entuziazmi që kanë sjellë përforcimet e reja: sulmuesi Shkëlqim Demhasaj, mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe portieri Arijanet Muriq. Të mërkurën edhe ish-portieri i Malit të Zi (U21), Muriq, ka marrë lejen nga FIFA për të luajtur me Kosovën. Demhasaj e Kryeziu kanë luajtur më herët për grupmoshat e reja të Zvicrës.

Natyrshëm vëmendja më e madhe i është kushtuar Muriqit, për shkak të klubit ku luan - Manchester City. Por Federata e Futbollit e Kosovës as të mërkurën nuk e lejoi atë të flasë për mediat...

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 08:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...